×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet fizikisht gazetarja e Klan Kosovës, teksa po realizonte storie për kazinot

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 18:13

    Gazetarja e Klan Kosovës, Mejreme Gashi, është sulmuar fizikisht nga një person në fshatin Karaçevë të Kamenicës.


    Sulmi ka ndodhur ndërsa gazetarja Mejreme Gashi po realizonte një kronikë për operimi ne disa kazinove në fshatin Karaçevë.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Mejreme Gashi, sot u sulmua fizikisht nga një person i panjohur ndërsa po kryente detyrën e saj duke realizuar një kronikë lidhur me operimin e kazinove në Karaçevë.

    ”Fillimisht kemi biseduar me banorët që e kanë shprehur shqetësimin për veprimtarinë e këtyre bizneseve më pas bashkë me gazetarin Rilind Matoshi jemi drejtuar tek kazinot”.Ajo thotë se deri tek sulmi erdhi pasi personat që gjendeshin brenda kazinove, nuk e kishin mirëpritur prezencën e ekipit të Klan Kosovës.”Personat që gjendeshin në objektet e kazinove, nuk e kanë pritur mirë prezencën tonë aty, unë dhe kolegu [Rilind Matoshi] kemi qenë bashkë në zonën e kazinove ndërsa kamermani më larg”.

    Por, si u sulmua gazetarja e Klan Kosovës?”

    Fillimisht mua dhe Rilindit na janë vërsulur duke na sulmuar verbalisht me fjalët më të rënda, na shanë, na ofenduan me fjalë banale””Pastaj njëri nga ta më goditi pas koke me dorë. E kjo nuk i mjaftoi prapë vazhdoi me sulme verbale ndaj tërë ekipit të Klan Kosovës derisa u shoqërua nga të pranishëm të tjerë duke na thënë ”Ikni nga këtu”, ”Mos na xhironi veturat”, kjo pasi aty kishte njerëz që ushtronin këtë veprimtari”.Lidhur me këtë sulm fizik, Policia e Kosovës tashmë po merret me rastin.

    ”Unë nuk e di nëse ai ka mundur të jetë punëtor i lokalit apo nuk e di cili ka qenë roli i tij aty por thirrjet e tij ishin ”Pse më keni xhiru kerrin. Largohuni”.”Pas goditjes në kokë, ne u larguam ai vazhdoi me fjalë të tilla. Kemi arritur dhe e paraqitëm rastin në polici dhe tashmë mbetet ta trajtojnë organet kompetente”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!