×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet fizikisht në vendin e punës zyrtari i Gjykatës Themelore

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 10:32

    Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht referentin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.


    Sulmi fizik ka ndodhur në vendin e tij të punës, njofton policia.

    Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Gjykata Themelore Hajvali, Prishtinë 26.04.2021 – 08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar zyrtarin e gjykatës (referent), viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!