×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet fizikisht një doktoreshë në QMF-në e Lipjanit, arrestohet e dyshuara

    Reporteri
    26 Prill 2025 | 9:11

    Një doktoreshë është sulmuar fizikisht nga një grua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan.

    Për këtë rast është arrestuar një e dyshuar, e cila më pas është dërguar në mbajtje.

    Policia veprën e ka cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

    “Lipjan 24.04.2025 – 10:45. Më 25.04.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare doktoreshë në QMF Lipjan. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raportin 24-orësh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!