×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Sulmohet fizikisht një zyrtar policor që ishte jashtë detyrës, i shkaktohen lëndime

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 9:21
    Foto ilustruese

    Një zyrtar policor është sulmuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

    Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari, i cili tashmë është arrestuar, për motive ende të panjohur ka sulmuar zyrtarin policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

    Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Rr. Ismail Qemaili, Vushtrri 07.03.2024 – 14:48. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktima zyrtari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!