×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet me eksploziv Qendra e Mjekësisë Familjare në Pejë

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 11:21

    Qendra e Mjekësisë Familjare në Pejë në orët e para të mëngjesit të sotëm është sulmuar me eksplozivë.


    Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 03:50 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim çka ka çuar deri në përhapjen e zjarrit në ndërtesë, i cili më pas është shuar nga zjarrfikësit, shkruan Reporteri.net.

    Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, thuhet se janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim të plotë me prokurorin e Shtetit, për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti, si dhe për të identifikuar personat e dyshuar.

    Njoftimi i plotë i Policisë së Pejës:

    Me datën 17 janar, 2020 rreth orës 03:50, persona të dyshuar, identiteti i të cilëve për momentin është i panjohur, kanë hedhur një mjet të improvizuar ndezës, në derën anësore (ndihmëse) të QKMF-së Pejë.

    Sipas të dhënave nga punëtorët e qendrës, është dëgjuar një krismë (shpërthim), dhe menjëherë të njëjtit kanë dalë dhe kanë vërejtur zjarrin i cili kishte kapluar hyrjen e lartcekur, ku zjarrin kanë arritur ta shuajnë me anë të aparateve për fikjen e zjarrit.

    Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative-hetimore.

    Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, janë duke punuar intensivisht në bashkëpunim të plotë me prokurorin e Shtetit, për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij rasti, si dhe për të identifikuar personat e dyshuar.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!