×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Sulmoi babanë e tij, arrestohet një burrë në Gjakovë

    Reporteri
    03 Mars 2025 | 10:29

    Një burrë është arrestuar në Gjakovë pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij. 

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht babin e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!