×
  • Lajme
  • Lajme / Njofton Policia

    Sulmoi me mjet të mprehtë gruan – arrestohet i dyshuari nga Podujeva, policia i sekuestron pesë thika

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 9:12

    Një person është arrestuar në Podujevë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

    I njëjti dyshohet se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimën femër kosovare.

    Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar pesë mjete të mprehta (thika).

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!