×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sunny Hill” i Suharekës, mijëra njerëz mbushin sheshin

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 23:17

    Nga ora 18:00 në Suharekë ka nisur së shfaquri “Karnavali Golden Eagel 2022”, ku po performojnë mbi 300 artistë vendorë e të huaj.

    Qytetarët e Suharekës, por edhe pjesëmarrës nga vende të tjera në këtë festë, kanë ndarë fotografi e video nga atmosfera e zjarrtë, me njerëz që vallëzojnë e këndojnë.

    Gjatë orëve të para të festivalit, kanë parakaluar grupe artistike e koreografike të ndryshme nga shumë vende të botës, ndërsa tani po vazhdon koncerti.

    Ky karnaval është bërë tradicional dhe në Suharekë po mbahet për herë të tretë. Karnavali u nis nga nga objekti i komunës dhe vazhdoi rrugëvë kryesore të qytetit.

    Pjesë e karnavalit sonte ishte edhe kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ky karnaval po merr përmasa ndërkombëtare.

    Karanavali po mbahet pak ditë pasië festivali më i madh i mbajtur në Kosovë “Sunny Hill”, u zhvendos në Tiranë për edicionin e sivjetmë, si pasojë e neglizhencës së institucioneve për të siguruar lejet përkatëse për lokacionin e mbajtjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!