Supermarketi “Interex” mbrapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë, te “4 llullat” po vazhdon punën edhe sot, përkundër masave të qeverisë.
Reporteri.net ka siguruar video ku shihen qytetarët duke u futuar brenda marketit për të kryer blerje, pa u penguar nga askush.
Ky supermarket po vazhdon punën pa u penguar nga askush, ani pse vendimi i qeverisë që u ndalon punën supermarketeve deri nesër në orën 05:00, obligon organet kompetente të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, atyre që nuk e respektojnë këtë masë.
Por drejtuesit e këtij supermarketi tregojnë qartë se nuk e çajnë fort kokën për vendimet që merr shteti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.