×
  • Lajme
  • Lajme

    Surroi: Pacolli të kërkoj falje nga ambasadori zviceran për deklaratën e Pal Lekajt

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 11:11

    Deklarata e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili kërkoi që të largohet ambasadori zviceran për arsyen e vetme se ai kritikoi punën e liderëve të Kosovës, ka ngjallur reagime të mëdha në opinionin publik.


    I fundit që ka reaguar në lidhje me këto deklarata është publicisti Veton Surroi i cili i ka bërë thirrje ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli që të kërkojë falje nga ambasadori zviceran për deklaratat fyese që u bënë në drejtim të tij nga ministri Lekaj, shkruan Reporteri.net.

    Ky është postimi i Surroit:

    Ministri i jashtëm i Kosovës duhet t’i kërkojë ndjesë ambasadorit zviceran në Kosovë , në emër të qytetarëve të vendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Deklarimi i një ministri të Qeverisë për largimin e ambasadorit është kundër marrëdhënieve të veçanta që ka Republika e Kosovës me Konfederatën Zvicerane dhe respektit e falënderimit që kanë qytetarët e Kosovës ndaj këtij vendi.

    Deklarimi i ambasadorit Jean Humbert Lebet përshkroi formulën e thjeshtë të realitetit të hidhur të këtij vendi: taksapaguesi zviceran duhet të paguajë ujësjellës në Kosovë ngase paratë e taksapaguesit kosovar zhvaten e vidhen.

    Në traditën e këtij vendi dhe populli , fjalëve të mikut nuk u jepet përgjigja duke ia treguar derën e daljes por duke e ftuar që të bisedohet shtruar në ballë të oxhakut.(Koha.net)

     

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!