Aktakuzën e Prokurorisë Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, publicist Veton Surroi po e sheh si një fillim dramatik për çlirimin e shtetit nga kapja.
Një koment të tillë Surroi e ka bërë dje derisa ka shpërndarë njoftimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzën.
“Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”, ka shkruar Veseli.
A dramatic beginning of disentanglement of state capture https://t.co/J4FADoM5Zy
— VetonSurroi (@VSurroi) June 24, 2020
Përveç Thaçit dhe Veselit, Prokuroria akuzon edhe nëntë persona të tjerë, emri i të cilëve ende nuk është bërë i ditur. Pos akuzave për vrasje, aty ka edhe akuza të tjera për rrahje, torturë e të tjera.
Surroi, prej vjetësh ka dallime politike me presidentin Hashim Thaçi.Ai madje kishte shkruar edhe një libër “Këmbët e Gjarprit”, e cila fliste kryesisht për Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e tij në politikë, nga këndvështrimi i Surroit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.