×
  • Lajme
  • Lajme

    Surroi thotë se udhëheqja e LDK-së bëri gabim të dyfishtë me shkarkimin e Vjosa Osmanit

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 21:41

    Publicisti, Veton Surroi, ka reaguar pas shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj drejtuese në Lidhjen Demokratike të Kosovës.


    Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Surroi ka thënë se ky është një vendim dyfish i gabuar sepse është shenjë për mostolerim ndaj mendimit tjetër e për më tepër është edhe shenjë për mostolerim ndaj një gruaje lidere në politikë.

    Sipas tij, Osmani dëshmoi se vendi i gruas në politikë nuk përcaktohet më as nga kuota e as nga zarfi, por në saje të meritave të saj dhe se tërë këtë sukses të gruas në politikën kosovare, e dëmtoi vendimi për shkarkim.

    Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK-së dhe nënkryetare e saj.

    Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

    Ky është postimi i plotë i Surroit:

    Vendim dyfish i gabuar inicimi dhe shkarkimi i Vjosa Osmanit nga udhëheqja e LDK-së. Është shenjë për mostolerim ndaj mendimit tjetër e për më tepër është edhe shenjë për mostolerim ndaj një gruaje lidere në politikë.
    Vjosa Osmani dëshmoi se vendi i gruas në politikë nuk përcaktohet më as nga kuota e as nga zarfi, por në saje të meritave të saj. Këtë sukses të gruas në politikën kosovare, që është sukses i tërë shoqërisë kosovare, e dëmtoi vendimi për shkarkim.

    https://www.facebook.com/veton.surroi/posts/10221821306382504

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!