×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet kapiteni i policisë, nën ndikimin e alkoolit kishte shkaktuar rrezik me veturë

    Reporteri
    26 Shkurt 2023 | 14:23

    Një zyrtar i policisë me gradën e kapitenit është suspenduar nga detyra përkohësisht.

    Ai dyshohet se në gjendje të dehur kishte rrezikuar jetën e dy qytetarëve derisa ishte duke vozitur në Gjilan.

    “Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila)”, njofton Inspektorati i Policisë.
    Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.

    “Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” . Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, njofton IPK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!