×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet nënkoloneli policor në Gjilan, shkak dasma e djalit me shumë të ftuar

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 16:53

    Shefi i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Nijazi Kolgeci, është suspenduar pas raportimeve se kishte organizuar dasmën e djalit në një lokal në Gjilan, në kundërshtim me masat kundër koronavirusit.


    Në dasmë familja Kolgeci kishte ftuar shumë mysafirë, por kjo nuk kaloi pa u vërejtur nga inspektorët e AUV-it që kishin dalë në terren javën që lam pas.

    Pas kësaj ngjarjeje, Inspektorati Policor i Kosovës kishte pranuar informacionet e para nga Drejtoria Rajonale në Gjilan.

    “Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor (nënkoloneli policor) është suspenduar”, ka konfirmuar IPK.

    “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar informacionet e para lidhur me rastin në fjalë nga Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjilan. Pas pranimit të informacioneve, IPK ka pranuar rastin e kompletuar nga Policia dhe rasti është përcjellë në Departamentin e Hetimeve të IPK-së . Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor (nënkoloneli policor) është suspenduar. V​eprimet e tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorinë kompetente e cila ka autorizuar hetuesit të ndërmarrin veprime hetimore dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!