Një gardian i burgut të Dubravës, është pezulluar nga puna deri në një vendim tjetër nga shërbimi korrektues i Kosovës, me dyshimin se ka përdorë forcë të panevojshme ndaj një të burgosuri.
Fjala është për të burgosurin M.C, i cili gjendet në këtë burg që nga qershori nën akuzën për mashtrim. M.C në një intervistë për televizionin Klan Kosova, thotë se gardiani tani i pezulluar nga puna, ka ushtruar dhunë ndaj tij në qeli dhe më pas e ka dërguar te mjeku, çka e konfirmuar edhe televizioni se M.C është mjekuar.
I burgosuri dyshon se është rrahur nga gardiani sepse është dëshmitar në një proces tjetër gjyqësor, gjë që nuk ju konvenon disa personave, dhe këta të fundit, sipas tij, kanë “urdhëruar” gardianin në fjalë për ta rrahur këtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.