×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Suspendohet nga puna një punonjës i policisë në Prizren, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 16:19

    Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuare sot një punonjës të Policis së Kosovës, pasi i njëjti po dyshohet për veprën penale “ngacmim seksual”, shkruan Gazeta online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të IPK-së, dyshohet se i arrestuari për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim ndaj një të miture në afërsi të shkollës së kësaj të fundit.

    “I dyshuari, me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij”, thuhet në njoftim.

    Komunikata:

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një punonjës të PK-së (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ngacmim seksual.

    IPK ishte njoftuar lidhur me dyshimet se punonjësi civil dyshohej se ishte përfshirë si i dyshuar në këtë rast dhe ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore në koordinim Prokurorinë Themelore Prizren.

    Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës (së mitur) të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet.

    I dyshuari, me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.

    IPK vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve të larta profesionale, respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe fuqizimit të llogaridhënies brenda Policisë së Kosovës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!