×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet nga puna polici që u kap nga mediat duke pirë birrë gjatë orarit të punës

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 21:02

    Një zyrtar policor sot ishte kapur nga kamerat e mediave, duke pirë birrë në një lokal derisa ishte në detyrë dhe me uniformë. Pas raportimit të rastit në media, policia ka bërë të ditur se e ka suspenduar nga puna këtë zyrtar.


    Në njoftimin e policisë thuhet se zyrtari policor që me pozitë është rreshter, bazuar në udhëzimin administrativ, është suspencuar nga puna.

    “Policia e Kosovës, mbështetur në udhëzimin administrativ mbi shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore, pas dyshimit të arsyeshëm, ka suspenduar një rreshter policor. Suspendimi i këtij rreshteri policor është bërë mbi arsyen se i njëjti ka rënë ndesh me udhëzimin administrativ të lartcekur, me ç’rast i njëjti gjatë orarit të punës ka dalur në një lokal në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Tutje në njoftim thuhet se ushtrimi i detyrave i është ndaluar këtij polici për 48 orë.

    “Andaj pas shkeljes së bërë, këtij rreshteri policor i është ndaluar ushtrimi i detyrave policore për 48 orë. Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjithë gazetarëve dhe mediave për bashkëpunimin e treguar me PK-në, bashkëpunim ky, i cili reflekton edhe në performancën dhe transparencën e Policisë së Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës së policisë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!