×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet nga puna Ridvan Berisha i RTK’së, e akuzon Albin Kurtin

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 16:04

    Kryeredaktori i Radiotelevizionit të Kosovës dhe moderatori, Ridvan Berisha, është suspenduar nga puna.


    Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka gisht në suspendimin e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Albin Kurti, nje pune sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nen mbeshtetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne diten e pare qe ju e moret ta udheheqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gezoheni pa mase ketij suspendimi, siç keni bere fushate te tmerrshme linçuese vite me pare kunder meje.”, ka shkruar ai në Facebook.

    Sipas Berishës, kolegët e tij te cilët i quan oportunistë, Festim Kabashi, Xhymret Veliu dhe Ngadhnjim Kastrati, janë ata që kanë ndikuar në suspendim.

    Tutje Berisha ka thënë se sulmet e tilla, siç i konsideron ai, nuk e ndalin, por përkundrazi do t’i japin vetëm forcë dhe imunitet.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Albin Kurti, nje pune sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nen mbeshtetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne diten e pare qe ju e moret ta udheheqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gezoheni pa mase ketij suspendimi, siç keni bere fushate te tmerrshme linçuese vite me pare kunder meje.

    Uroj qe keta kalkulante te jene ne tavolinen tuaj per shperblim, nje pune ta mbaruan nen kalkulimin e qarte se e meritojne t’i mbajne pozitat. Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne. Por por Kabashet e Veliajt e Kastratet e disa servile, anetare bordi te RTK duhet ta dijne se sulmet, siç ishte ai i z Thaçi vite me pare duke ma heqe emisionin, edhe kjo drame teatrale kunder meje nen pritjet per kalkulim me ju, e kane nje epilog, do t ‘me japin vetem force e imunitet.

    Turp ju qofte more te padinjitetshem!

    PS: Tifozet toksike, le t festoje, ndalohen ta perlloçin facebookun tim!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!