Është rekomanduar suspendimi i zyrtarit policor A.K, i cili dyshohet se ka shtyrë dhe rrëzuar përtokë, ish-kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, shkruan Reporteri.net.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga IPK. Aty thuhet se zyrtari policor po hetohet për lëndim të lehtë trupor.
“Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri” në mbrëmjen e datës 06.06.2021.
IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia”, thuhet në komunikatë.
Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën mbrëma rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, pasi sipas Policisë, kishte kanosur një zyrtar policor. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.