×
  • Lajme
  • Lajme

    Suspendohet rreshteri i Policisë së Kosovës, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 19:40

    A. P (emër i njohur për redaksinë), rreshter në Policinë e Kosovës është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, pasi dyshohet për dhunën në familje.


    Gazeta Online “Reporteri.net”, nga burime Brenda Policisë së Kosovës në Mitrovicë merr vesh se deri te suspendimi i tij ka ardhur pasi që bashkëshortja e tij dhe fëmijët janë ankuar në Polici se rreshteri A.P ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

    Rastin e kanë kofirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

    “Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor (rreshter policor) me dyshimin për veprën penale “Kanosje””, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Reporteri.net.
    Po ashtu nga IPK thonë se veprimet tjera hetimore pritet të ndërmirren konform mandatit ligjor të IPK-së dhe autorizimeve nga Prokuroria e Shtetit.

    Dhuna në familje është dukuri e shpeshtë në familjet e kosovare dhe shpesh raportohet se dhunues janë edhe vet zyrtarë të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!