Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sot ka takuar Komisioneren Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson.
Sveçla njoftoi Johansson me prioritetet dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë fushë.
Ministri i Punëve të Brendshme gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftën e përbashkët me BE-në në luftimin e trafiqeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kontrabandimin me migrantë.
Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme theksoi vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën dhe fushat me interes së përbashkët.
Të dy u dakorduan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për një Evropë më të sigurt dhe në bashkëpunim me BE-në dhe vendet tjera, të shënojnë progres në rrugën drejt integrimit evropian.
Sveçla ftoi komisioneren që të vizitojë Kosovën dhe nga afër të shoh përparimet dhe sfidat në fushën që mbulohet nga dyja palët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.