×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni policor në Veri

    Sveçla: Mbetjet kriminale të Radoiçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë

    Reporteri
    14 Maj 2024 | 21:05
    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

    Në Veri të Kosovës sot janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit që dyshohet se kanë mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku, përcjell Reporteri.net.

    Pas konferencës për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar në Facebook se po zbulohen përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri.

    “Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona.”

    Ai ka thënë se “mbetjet kriminale të Milan Radoiçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë”.

    Sveçla ka shkruar se është e qartë kush qëndron mbrapa kësaj veprimtarie, derisa ka shtuar se sulmuesit e Banjskës po strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq.

    “Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq”, përfundoi Sveçla.

    Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë në një konferencë për media se Policia e ka siguruar informacionin nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

    Ai, bashkë me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë bërë të ditur se bastisjet janë kryer në rrethinën e Zveçanit, kah pjesa e Rudares.

    Hoxha ka thënë se në mesin e pajisjeve të konfiskuara janë rreth 1.500 municione, 10 armë të gjata, 62 shok-bomba, eksplozivë, radio-lidhje, karikatorë të mbushur e të zbrazët, dhe një uniformë e ushtrisë serbe.

    Konfiskohet armatim, pajisje ushtarake e eksplozivë në Zveçan, ndalohet një ish-zyrtar policor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!