Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të qëndrojnë në Kroaci deri në një njoftim tjetër.
Sveçla në një prononcim për mediumin kroat HTR, tha se do të qëndroj derisa qytetari i fundit të largohet nga Kroacia,
“Do të ishte mirë të thuhej se sa më shpejt të jetë e mundur, mbase edhe sot. Ata që nuk kanë lëndime serioze do të transferohen në Kosovë ose do të kthehen në Gjermani”, tha ministri Sveçla.
Të gjithë të lënduarit lehtë janë akomoduar në konvikte. Prefekti i Qarkut Brod-Posavina Danijel Marušić i vizitoi ata sot dhe u dha atyre dhurata simbolike për të lehtësuar momentet e tyre të pritjes.
Nëntë vjeçari, Viktor ishte veçanërisht i kënaqur me topin e futbollit dhe fanellën e ekipit kombëtar të Kroacisë.
Tutje, Marusic njoftoi se transporti nga Aeroporti i Osijekut në Kosovë do të organizohej në përputhje me dëshirat dhe nevojat të pasagjerëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.