×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Nuk e kam ditur që ka dhomë të përgjimeve në Telekom

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 23:49

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se kurrë nuk ka qenë në telekom së bashku me ish-kryeministrin, Albin Kurti dhe ish-zëvendëskryeministrin, Haki Abazin. Ai madje ka thënë se nuk e ka ditur që ka dhomë të përgjimeve në Telekom.


    “Unë kurrë nuk kam qenë në Telekom bashkë me Kurtin dhe Abazin, ashtu siç pretendon Thaçi”, është shprehur Sveçla në emisionin DPT te Fidani në T7.

    Tutje, ai tha se po të ndodhte kjo gjë, patjetër që do duhej të kishte ndodnjë xhirim.

    “Nëse ka diçka të tillë, patjetër duhej të ketë ndonjë xhirim”.

    Ai gjithashtu tha se as nuk e ka ditur se ekziston një dhomë e përgjimeve në Telekomin e Kosovës.

    “Unë vetëm kemi pyetur a ekziston dhomë përgjimi në Telekom, drejtori i policisë ka thënë jo. Ekzistojnë hapësira të tjera për këtë veprimtari”, shtoi Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!