×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi i tij

    Sveçla për aksionin në Kaçanik: Familja e policit Muhamed Lika kërkon dhe meriton drejtësi

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 9:38

    Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik, ku Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

    Për këtë aksion ka shkruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili thotëse populli dhe shteti kërkojnë drejtësi, shrkuan Reporteri.net.

    “Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. 0 tolerancë!”, ka shkruar Sveçla.

    Vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik kishte tronditur vendin. Ai u qëllua me armë zjarri më 1 prill.

    Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se Lika ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrjen e ndërtesës ku banonte, të martën rreth orës 23:00. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!