×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni antidrogë

    Sveçla përgëzon policinë për kapjen e drogës: Kosova s’është zonë sigurie për kriminelët

    Reporteri
    07 Prill 2024 | 22:55

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky sukses i policisë dëshmon se Kosova nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi, shkruan Reporteri.net.

    “Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi”, ka shkruar ministri.

    Postimi i tij i plotë:

    Përgëzoj Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro.

    Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi.

    Ndërkohë që po eliminojmë strofullat e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!