Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla është përplasur me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Duke debatuar për statistikat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, Sveçla dhe Tahiri u lëshuan në akuza ndaj njëri-tjetrit.
Ishte ministri Sveçla që tha se ai nuk blen armë zjarri me para të shtetit, sikurse ka bërë Tahiri sa ka qenë shef i kabinetit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
“2019 ka pasur më shumë arrestime të opozitës se kriminelëve të lartë. Fundi i fundit, asnjë skandal të qeverisë nuk e kemi pasur. Unë nuk blej allti me para të shtetit dhe pastaj mos ta kthej kur e lëshon pozitën”, tha ai.
Por deputeti opozitar tha se ministri Sveçla do të mbahet mend vetëm për nepotizëm.
“Je ministër që do të mbahesh mend për punësimin e motrave, akrabave dhe të rrethit. Ti ma shumë mbahesh mend për familjarizëm se sa për angazhim në fuqizimin e rendit publik. Ky është një problem shumë i madh i yti”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.