Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ka kërkuar hetim ndaj zyrtarit të kësaj ministrie, Riza Alshiqi, që shfrytëzon parkingun e pronës së këtij institucioni për vetura me qira.
Sveçla shkroi në Facebook të dielën se do të iniciojë auditim të jashtëzakonshëm për shfrytëzimin e këtij parkingu, derisa tha se edhe Komisioni Disiplinor i MPB-së duhet të angazhohet për t’i identifikuar shkeljet.
“Si Ministri e Punëve të Brendshme, por edhe si Qeveri, jemi angazhuar maksimalisht që të gjithë shërbyesit civilë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës, por edhe ndaj të gjithë keqpërdoruesve të detyrës zyrtare kemi vepruar pa asnjë mëdyshje. Mbi 300 zyrtarë publikë janë arrestuar nga Policia e Kosovës për mënyra të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, thuhet në statusin e ministrit Sveçla.
Betimi për Drejtësi publikoi hulumtimin të shtunën ku shfaqi Alshiqin, zyrtar i lartë për monitorimin e transportit, që krahas punës në ministri, si punë sekondare bën biznesin me dhënie të veturave me qira. Për këtë, ai po e shfrytëzon pronën e shtetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.