×
  • Lajme
  • Lajme / MPB

    Sveçla pret në takim Komandantin e KFOR’it: Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë mbeten kryesore

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 18:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot me Komandantin e KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani.

    Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sveçla e ka uruar Barduanin për detyrën e re si Komandant i KFOR dhe e ka ritheksuar “përkushtimin e plotë të institucioneve tona për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR”, shkruan Reporteri.net.

    “Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm mbeten kryesore andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!