×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla pas aksionit tek Ministria e Bujqësisë: Luftimi i krimit dhe korrupsionit, “top” prioritet i MPB-së

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 12:30
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për askionin “Subvencioni 2021”, i cili la të arrestuar shtatë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.


    Zyrtarët e arrestuar dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në ndarjen e subvencioneve.

    Ndërsa në reagimin e tij, ministri Sveçla ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së, shkruan Reporteri.net

    Ndër të tjera, ai ka thënë se subvencionet u takojnë bujqve.

    Postimi i tij i plotë:

    Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së!

    Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë.

    Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare.

    Subvencionet u takojnë bujqve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!