Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar sot një takim virtual me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.
Sipas njoftimit të MPB’së, Sveçla e njoftoi Johansson për arritjet e Ministrisë që ai udhëheq dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.
Tutje, thuhet se Sveçla ripërsëriti kërkesën për liberalizim të vizave për kosovarët.
“Ministri Sveçla si në takimin e fundit që ka pasur me znj. Johansson në Slloveni, ka ritheksuar nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë kudo në shtetet evropiane”, njofton MPB.
Nga ana tjetër u tha se Johannson e vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit, korrupsionit dhe të gjitha veprimtarive ilegale, që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe ri-konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për vendin tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.