Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se rreth ekstremistë serb po trajtohen përreth kufirit me Kosovën, e që sipas tij me një urdhër të Vuçiqit ata mund të riaktivizohen për veprime agresive në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Sveçlës këto grupe herë janë aktive më shumë e herë më pak, e që herë trajnohen ushtarakit e herë duke vepruar si banda kriminale në kontrabandë.
Ministria tha se Republika e Kosovës është duke i përcjellur dhe janë të përgatitur për të parandaluar çdo lloj skenari, e pastaj edhe të ballafaqohen drejt e suksesshëm ndaj çdo veprimtarie që cënon vendin tonë.
“Momentalisht janë diku rreth 350-400 ekstremistë të cilët janë duke vazhduar trajnimet në zonat përreth kufirit me Kosovën për të qenë të gatshëm që në një urdhër të Vuçiqit të riaktivizohen me veprime agresive në Kosovë. Këto grupe janë aktive, herë më shumë, herë më pak, herë duke u trajnuar ushtarakisht, e herë duke vepruar si banda kriminale të kyçura në kontrabandë të llojeve të ndryshme. Ne po përcjellim, po përgatitemi edhe ne, që së pari të parandalojmë çfarëdo lloj skenari, por pastaj edhe të ballafaqohemi drejt, fuqishëm dhe suksesshëm ndaj çfarëdo lloj veprmttarie e cila cënon Republikën e Kosovës”, tha Sveçla për “News24”.
Sveçla poashtu ka folur edhe për çështjen e dinarit, për të cilën tha se vendimet si kjo e dinarit, e targave poashtu, dhe energjinë janë vendime më se normale, për një shtet që aspiron BE-në dhe NATO-n.
“Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran, dhe duhet të jemi poashtu edhe një shtet normal, i pavarur dhe sovran. Nuk aspirojmë asgjë më shumë se sa të jemi një vend demokratik, ku rendi dhe ligji sundon. Dhe qoftë vendimi për dinarin, qoftë vendimet e mëhershme për targat, për energjinë elektrike, janë vendime më se normale të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, shtoi tutje Sveçla./Reporteri.net/