×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Sveçla takohet me Prattipatin, flasin për situatën aktuale në vend

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 9:45

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, shkruan Reporteri.net.

    Sveçla tha se me Prattipatin ka folur për situatën e aktuale në vendin tonë.

    “Kënaqësi të mirëpres në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati. Diskutuam mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për situatën e aktuale në vendin tonë. Mbetem i përkushtuar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të bazuar në interesat më të mira për ty shtetet tona”, ka shkruar Sveçla./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!