Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, “ka probleme të thella personale, psikiatrike”.
Këtë koment, Sveçla e ka bërë teksa ka folur për paraqitjen e Thaçit, në një mbledhje të komisionit që ai udhëheq, javë më parë.
Sveçla ka thënë në T7, se Thaçit duhet “t’i bëhet një vlerësim psikiatrik”, shkruan Express.
“Bazuar në Kushtetutë, është e drejtë e secilit institucion që të kërkojë këtë”, është shprehur Sveçla.
“Le të na bindë që është i aftë, që mund ta udhëheqë këtë vend. Kuvendi duhet ta marrë iniciativën për këtë gjë”, ka deklaruar ai, duke iu referuar vlerësimit psikiatrik për Thaçin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.