Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se deri në fund të këtij viti do të përfundoj koncept-dokumenti për zhvillimin e procesit të Vettingut në ministrinë që ai drejton dhe agjencitë e saj.
Ai ka thënë se MPB-ja tashmë ka themeluar grupin punues për hartimin fillestar të koncept-dokumentit dhe grupi, sipas tij, është duke punuar në këtë drejtim.
“Ky koncept-dokument do ta analizojë gjendjen aktual, do të përcaktojë objektivat që synohen të arrihen përmes vettingut në MPB dhe agjencitë vartëse të saj dhe të ofrojë opsione që mund të ndiqen më pas për të zhvilluar një proces të tillë”, ka thënë Sveçla.
I pari i MPB-së tha se grupi është duke punuar me intensitet të lartë teksa u shpreh se shpreson që ky koncept-dokument të përfundojë më herët se fundi i vitit.
Koncept-dokumenti duhet të përfundoj deri në fund të këtij viti. Grupi është duke punuar me një tempo të lartë dhe shpresoj që koncept-dokumenti të përfundojë më herët se kjo datë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.