
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas kritikave të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovë për zhvillimet në veri.
Sveçla i tha bashkësisë ndërkombëtare se “po e ftoni Radojiçiqin e listës të zezë t’i udhëheqë sulmet ndaj Kosovës”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës”, ka thënë Sveçla në Twitter.
”Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi. Çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal. Zgjedhja e ekuilibruar e fjalëve në këtë situatë është thelbësore. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë në kosto njerëzore”, tha ai.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, policia e Kosovës ka intervenuar në tre komunat veriore për të larguar serbët lokalë nga dyert e ndërtesave komunale në tre komunat veriore, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq dhe për të mundësuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objekte.
Për këto aksione, bashkësia ndërkombëtare shprehu kritika ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës./Reporteri.net./
Labeling Kosova’s Police lawful & civilized actions as ‘violent’ and its law-enforcement operation as ‘violence’ is an ‘invitation’ to USG-blacklisted Milan Radojčić to command his crooks to attack Kosova policemen.
1/1— Xhelal Sveçla (@XSvecla) May 26, 2023
Everyone has to act responsibly. Any loss of life should be prevented with maximum care. Balanced selection of words in this situations is essential. Misrepresentation of the reality may result in human costs.
1/2— Xhelal Sveçla (@XSvecla) May 26, 2023