×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Vetëvendosja me Vjosa Osmanin do t’i arrijnë 60% të votave

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 23:58

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-ushtruesi i detyrës së ministrit, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij do t’i arrijë mbi 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.


    Sveçla, i ftuar në ‘dPt te Fidani’ në T7, ka thënë se bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, e cila është zotuar për kandidimin me një listë të re, do t’i arrijnë 60% të votave.

    “Edhe rasti i Podujevës e dëshmoi ngritjen e VV’së. Ne do duhet të ishim mbi 60% në nivel qëndror, bashkë me Vjosa Osmanin”, ka thënë ai.

    Tutje, ai ka folur edhe për partneritetin në koalicion, teksa ka thënë se VV nuk i zë besë LDK’së.

    “LDK pas një kohe të gjatë duhet të kalojë në një proces të reformohet. Momentalisht nuk po udhëheqet nga një sistem i vlerave, po udhëheqet nga një grup i interesit. Kjo e bën si një partner të pabesueshëm, prandaj ne nuk kemi shpresa që çfarëdo bashkëpunimi me ta do të sjellte ndonjë gjë të mire”, ka shtuar tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!