×
  • Lajme
  • Lajme / De-eskalimi

    Sveçla viziton Mitrovicën e Veriut: Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë

    Reporteri
    31 Korrik 2023 | 21:13

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i shoqëruar edhe nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se sot ishte për vizitë në veri të Kosovës.

    Pasi shkëmbeu pikëpamjet me nënkolonelin Veton Elshani, Sveçla tha se është rritur besueshmëria e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës në këtë pjesë të vendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Padyshim që Policia vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm dhe çdo ditë po ndikon në rritjen e përceptimit të sigurisë tek të gjitha komunitetet dhe kjo është vërtetuar së fundmi edhe nga përgjigjet e qytetarëve tanë serb në raporte ndërkombëtare kredibile, ku ka rritje për 18.61 % që nga nëntori i vitit të kaluar”, ka njoftuar ai në Facebook.

    Gjatë qëndrimit të tij, Sveçla vizitoi edhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ku tha se siguria mbetet prioritet.

    “Lirimi i hapësirave publike që ishin uzurpuar ndër vite dhe krijimi i hapësirave të shfrytëzueshme për qytetarët po trajtohen me prioritet nga Komuna. Ndërsa, siguria, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve në atë Komunë vazhdon të mbetet prioriteti ynë i përbashkët si nivel qëndror dhe lokal”, shkroi ministri Sveçla. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!