×
  • Lajme
  • Lajme / Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë

    Swica: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 20:35

    Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara po përpiqet ta ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë së ripërtritshme në kohën kur Kosova ka filluar përpjekjet për të diversifikuar burimet e saj të energjisë elektrike, e cila kryesisht përftohet nga qymyri dhe ndërkohë që po kërkon forma alternative të ruajtjes dhe prodhimit të energjisë.

    Specialistja për Tregtinë Ndërkombëtare pranë Departamentit amerikan të Tregtisë, Justyna Swica i tha Zërit të Amerikës se ky institucion së fundmi fto përfaqësues të sektorit publik dhe privat nga Kosova për të krijuar kontakte me kompanitë amerikane për të parë nëse ato janë të interesuara për ët investuar në Kosovë për prodhimin e energjisë së pastër.

    “Programi SABIT është pjesë e Departamentit të Tregtisë të Shteteve të Bashkuara dhe ky program ka një traditë gati 35 vjeçare. Qëllimi kryesor i tij është të sjellë zyrtarë dhe profesionistë të nivelit të mesëm dhe të lartë në Shtetet e Bashkuara për dy javë. Gjatë kësaj kohe, ata kanë mundësinë të takohen me kolegët e tyre nga sektorët përkatës në qeveri, pastaj shoqata dhe me sektorin privat. Përmes këtyre takimeve, ata krijojnë lidhje të vlefshme dhe mësojnë për praktikat më të mira nga kjo industri. Së fundmi, ne pritëm një delegacion nga Kosova, të përqëndruar në fushën e energjisë së pastër”, thotë ajo.

    Swica thotë se Kosova së fundmi ka miratuar disa ligje të cilat janë të favorshme për energjinë e ripërtëritshme dhe shpreson që kjodo t’iu mundësojë kompanive amerikane që të prezantojnë teknologjitë dhe shërbimet e tyre në tregun e Kosovës.

    “Përputhet plotësisht. Financimi i programeve tona bëhet nga Departamenti i Shtetit, por zyra jonë është pjesë e Departamentit të Tregtisë, që do të thotë që fokusi ynë është tregtia. Departamenti i Tregtisë ka një angazhim të gjatë në Kosovë për çështjet e energjisë së ripërtritshme dhe ky program i forcon më tej këto synime. Kosova së fundmi ka miratuar disa ligje të cilat janë të favorshme për energjinë e ripërtëritshme. Ne shpresojmë që do t’iu mundësojë kompanive amerikane që të prezantojnë teknologjitë dhe shërbimet e tyre në tregun e Kosovës”, shprehet ajo.

    “Po, në fakt shumica e takimeve të pjesëmarrësve këtu u bënë me kompanitë në sektorin privat. Vizita e parë që bëmë ishte në Kaliforni, ku ata morën pjesë në RE+, aktivitetit më të madh për prodhimin e energjisë së pastër në Amerikën Veriore. Ata patën rastin të vizitojnë seancat teknike, të takohen me mbi 1,300 kompani të pranishme dhe të marrin pjesë në konferencën me mbi 40,000 pjesëmarrës. Ishte një mundësi shumë e madhe për të krijuar kontakte. Si pjesë të programit ata patën rastin të vizitojnë një fermë të prodhimit të energjisë elektrike përmes turbinave të erës. Pjesëmarrësit gjithashtu takuan autoritetet komunale për të mësuar se si qytetet i menaxhojnë programet e energjisë së ripërtritshme. Por një pjesë e madhe e kësaj vizite ishin takimet me kompani të energjisë dhe inxhinierisë, kompani konsulencash dhe kompani të energjisë nga sektori privat për të kuptuar se si funksionojnë këtu dhe për të takuar kompani dhe individë të cilët janë shumë, shumë të interesuar të krijojnë partneritete dhe të investojnë në Kosovë”, shton tutje Swica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!