Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani e ka tradhtuar Kosovën, ashtu siç ka bërë me partinë ku ka qenë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim të bërë në Facebook, Syla i AAK-së thotë se Osmani tradhtinë e ka në gjak.
“Ashtu siç e ke tradhtuar partinë tënde, ashtu e ke tradhtuar edhe Kosovën. Njëherë tradhtare, gjithmonë tradhtare. Këtë e ke në gjak dhe në gjene”, ka shkruar Syla në Facebook.
Tutje ai ka thënë se pas fjalimit në Kuvend, presidentja duhej arrestuar, sepse sipas tij ajo paska qenë në dijeni gjithë kohës për degradimin dhe tradhtinë ndaj Kosovës, dhe ka vazhduar duke mbyllur njërin sy.
“Pas këtij fjalimi sot në Kuvend, ti duhej të ishe arrestuar, sepse paske qenë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe për degradimin dhe tradhtinë ndaj Kosovës, ndërsa ti e ke lejuar dhe ke mbyllur njërin sy. Nëse nuk e ke ditur, je Presidente”, ka shkruar ai.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.