×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Çika e Gani Gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara flet në Parlament për vrasje

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 18:56

    Analisti dhe gazetari Valon Syla ka kritkuar deputetën e LDK’së Marigona Gecin, vajzën e ish-deputetit të kësaj partie Gani Gecit e cila në një fjalim në Kuvend, ka folur për vrasjet e zyrtarëve të LDK’së, pas luftës. Syla ka thënë se këtë temë në Kuvend po e flet vajza e dikujt që i ka dy vrasje të konfirmuara.


    Sipas Sylës, kjo është e parasyshme duke qenë se Gani Gecit i janë konfirmuar dy vrasje, ndërsa vajza e tij, sot flet në Parlament jashtë rendit të ditës për vrasjet.

    “Çika e Gani gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara, si i dyshuar i përhershëm flet për vrasje në Parlament, jashtë rendit të ditës”, ka shkruar ndër të tjerash Syla në Facebook.

    Kujtojmë, që deputetes së LDK’së Marigona Geci, e cila është vajza e Gani Gecit ju është ndërprerë fjalimi në seancën e Kuvendit të Kosovës.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka ndërprerë fjalimin e deputetes Geci, kur ajo ka filluar të flasë jashtë rendit të ditës.

    Derisa sa seanca e jashtëzakonshme e thirrur për të diskutuar dhe votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, deputetja Geci ka nisur të flas për Gjykatën Speciale dhe vrasjet e pasluftës në Kosovë.

    Kjo ka irrituar dhe nervozuar deputetët dhe kryesuesen e Kuvendit duke ia ndërprerë fjalën menjëherë.

    Postimi i plotë i Sylës:

    Qika e Gani Gecit, baba i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara, si i dyshuar i përhershëm, flet për vrasje në Parlament, jashtë rendit të ditës. Tash pres që krejtë, televizonet me thirrë Gani Gecin edhe Tomë Gashin… me bo show ende.
    Me i pas shku mendja dikujna me ju vra dikush, juve, s’kishit fol sot.
    Problemi është që duhna me thonë une, e sdel askush tjetër me ju thonë qe 20 vjet. Veç ju thirrin në TV, plus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!