×
  • Lajme
  • Lajme

    Sylë Hoxha: Emri i Florim Ejupit nuk figuron si i akuzuar në hetimet tona për vrasjen e Ivanoviqit

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 20:50

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka ndërlidhur vrasjen e politikanit serb të veriut Oliver Ivanoviç me kosovarin Florim Ejupi, duke thënë se ky i fundit ka gisht në eliminimin fizik të politikanit nga veriu.


    Lidhur me këtë Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka thënë se më shumë se një vit që janë duke hetuar rastin e vrasjes së Ivanoviqit asnjëherë nuk ka figuruar emri i Florim Ejupit, as nga shkresat e policisë as nga dëshmitarët.

    “Jo, për herë të parë përmes këtyre mediumeve dhe prononcimeve nga Serbia. Më shumë se një vit e kam rastin duke punu, vrasjen e Oliverit dhe në shkresat zyrtare të policisë apo të ndonjë dëshmitari, nuk ka figuruar dhe as nuk e kemi hasur këtë emër (Florim Ejupi)”, ka deklaruar Syla për Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

    Syla ka deklaruar se asnjë prej dëshmitarëve nga Veriu nuk e ka kthyer gishtin nga shqiptarët.

    “Krejt provat na çojnë te një vrasje politike”, ka deklaruar Syla.

    Ai ka deklaruar se për vrasjen e Ivanoviqit ka kërkuar bashkëpunim me Serbinë dhe kjo e fundit i ka dërguar disa informata gjysmake.

    Kujtojmë se avokati Mahmut Halimi, ka treguar se ka biseduar në telefon me Florim Ejupin të cilin thotë se dikur e ka pasur klient e tash e ka mik, dhe ai i ka thënë se rastin e ka paraqitur te organet e drejtësisë gjermane. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!