×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Huliganët serbë po keqpërdorin mirësinë tonë, por do t’ua ulim kokën çdoherë që e çojnë përpjetë

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 23:29

    Deputeti i AAK-së Gazmend Syla ka reaguar për arrestimin e sotshëm të disa serbëve nga Policia e Kosovës ne Gazimestan, të cilët kishin shkuar aty për të festuar Vidovdanin.


    Syla ka thënë se serbët vazhdimisht po keqpërdorin mirësinë e Kosovës, por iu ka çuar porosinë që Kosova është e shqiptarëve dhe shkelja e ligjit dhe e Kushtetutës nuk do të tolerohen.

    “Porosia për Gjuriqin e rrugaçët e tij është se sa herë çoni kokën, e provokoni sigurinë tonë, ne do të t’ju ulim at kokë, që assesi të çlirohet nga apetitet serbomëdha”, ka shkruar ai.

    Reagimi i plotë:

    Si zakonisht, qëllimisht keqpërdoret mirësia e shtetit të Kosovës nga huliganët serb.

    Policia sot ka kryer punën siç dhe e do rendi kushtetues,në Gazimestan të Obiliqit.

    Gjuriqi e gjuriqat e tjerë mund të vajtojnë, por Kosova ka qenë dhe do të jetë shqiptare.

    Porosia për Gjuriqin e rrugaçët e tij është se sa herë çoni kokën, e provokoni sigurinë tonë, ne do të t’ju ulim at kokë, që assesi të çlirohet nga apetitet serbomëdha.

    Policia jonë, krenaria jonë! /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!