Syla i AAK’së: Testet e ardhura nga Serbia nuk duhet të përdorën për Kurtin, mund të jenë të dyshimta

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk duhet të përdorë testet e ardhura nga Serbia tek asnjë qytetarë në Republikën e Kosovës, e sidomos as për Kryeministrin në detyrë, nëse veç ka nevojë për testim.


Sipas Sylës, ishte gabim qysh në fillim pranimi i këtyre testeve.

Ai ka shtuar se me faktin se këto teste vijnë nga Serbia, mund të jenë edhe të dyshimta.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk duhet të përdor testet e ardhura nga Serbia tek asnjë qytetarë në Republikën e Kosovës, e sidomos as për Kryeministrin në detyrë, nëse veq ka nevojë për testim. Ishte gabim qysh në fillim kur Qeveria jonë i pranoi ato, sepse me vet faktin që vijnë nga një shtet siç është Serbia, mund të jenë edhe të dyshimta”, shkruan ai.