Gazetari Valon Syla, herë pas here ia rikujton kosovarit Gazmend Gjonbalaj, i cili jeton në SHBA, premtimin që kishte dhënë se do të kthehet në Kosovë për t’i investuar 50 milionë euro, nëse Albin Kurti i fiton zgjedhjet.
Syla ka shkruar sot në Facebook se Gjonbalaj nuk vjen as për festën e Bajramit dhe se sipas tij.
Sipas Sylës, Gjonbalaj është tipik Vetëvendosje, pasi thotë se ai ka vetëm fjalë.
“Ku met ky Gjonbalaj i 50 milionshit. As për Bajram svjen, se lemo për tjetër. Tipik Vetëvendosje është. Fjalë shumë, e kërk, tërrt”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, Gjonbalaj para zgjedhjeve të tetorit të vitit 2019, kishte deklaruar se nëse Albin Kurti i fiton zgjedhjet, do të kthehet në Kosovë me 50 milionë euro, për të investuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.