Analisti i njohur kosovar, Valon Syla, ka sulmuar ashpër kryetarin e ri të Podujevës, Shpejtim Bulliqin – dhe idenë se përmes tij do të ndryshojë qeverisja komunale në Llap dhe në mbarë Kosovën.
Për shkak të kohës së gjatë sa Bulliqi ka bërë pjesë në strukturat e LDK-së, madje duke iu përmendur edhe disa skandale, Syla e quan atë “ish hajduk dhe uzurpator të LDK-së”.
Madje, për shkak të qëndrimeve në unison me AAK-në në kohën e demarkacionit, Syla shprehet se Bulliqi “i pat hyrë ndër sqetull” të AAK-së.
Syla është i bindur se ndryshimi nuk vjen me Bulliqin, e të cilin e klasifikon si “hajduk të nivelit B ose C”.
Statusi i plotë:
Shani e çartnu gërrnaça. Por ndryshimi nuk vjen me Bulliqin. E keni bërë Kryetar një ish hajduk/uzorpator të LDK’së, që i hini nër sjetull AAK’së, për të gjetur azil te VV. Kjo votë, ska lidhje me ndryshim, por me mllef dhe dënim. Është normale pas 20 vjetëve me humb pushtetin… por ky mllef se bjen ndryshimin, por hajdukin e nivelit B e C… duke u munduar ti denonitë ata që po mendoni se janë hajduka të nivelit A.
Urime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.