Pasi lideri i VV-së, Albin Kurti, ka reaguar për rrahjen e gazetarit Visar Duriqi, gazetari dhe analisti Valon Syla thotë se për sulmin ndaj tij nuk ka pasur reagime nga VV-ja.
Ai thotë se Kosova ka rënë në atë nivel sa të gëzohen kur dikush sillet normal.
“Ka përparime. Albin Kurti reagoj për Visar Duriqin. Për mua ska pasë reagime nga Vetëvendosje edhe pse prej OSBE e krejt partitë politike shqiptare atëherë patën reaguar. Kemi ra në nivel, kur dikush sillet normal me u gëzu. Me u ndi të knaqur. Por jemi gjallë edhe i shohim gërrnaçat në të ardhmen”, ka shkruar Syla në Facebook. Madje ai thotë se nxitja e dhunës është rritur me linçimet e VV’së në rrjetet sociale”, ka shkruar Syla në Facebook.
“Jeta është e gjatë për papaka. Nxitja e dhunës është rritur me lincimet e VV në rrjete sociale”, ka shkruar tutje Syla.
Kujtojmë se dje pas mesnate është sulmuar gazetari Visar Duriqi, i cili nga goditjet ka humbur katër dhëmbë dhe ka thyer hundën. Për këtë kanë reaguar politikë e organizata të shumta.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, në reagimin e tij i uroi Duriqit shërim sa më të shpejtë dhe rikthimin në punë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.