×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla për aksionin e PSD-së: Mbajtën shpresë që i arrestojnë, por jo

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 23:21

    Gazetari Valon Syla ka komentuar aksionin e PSD-së në kryeqytet ku u protestua kundër masave anti-Covid që ka marrë Qeveria e Kosovës.


    Syla përmes një postimi në Facebook tha se aktivistët e PSD-së mbajtën shpresa që do t’i arrestojë Policia e Kosovës, por kjo nuk ndodhi.

    “PSD dul në aksion në ora 22:00. Majtën shpresë që i arrestojnë, por jo. Krejtë çka thanë qashtu është, veç që kanë qenë me VV përpara, spo ja u falin. Këta tjerët 50.3%. Poplli i Masave të Albin Kurtit, se ka për parime, por për me kap diçka”, ka shkruar Syla.

    Në këtë aksion ka marrë pjesë aktivistë të PSD’së bashkë me kreun e organizatës politike, Dardan Molliqaj.

    PSD e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, “Dr. Hipokriti”. Kjo për shkak se për këtë të fundit u raportua gjatë ditës se para dy jave kishte marrë pjesë në tubime ku nuk respektoheshin masat anticovid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!