×
  • Lajme
  • Lajme

    Syri.net: Qeveria Kurti i jep tender familjarit të Fikrim Damkës

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 16:01

    “Nuk do të kemi asnjë kushtëzim për votën e presidentit”, kështu kishte thënë disa ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike Turke e Kosovës, njëherësh edhe ministër i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.


    Por kjo po del të jetë një ‘rrenë’ e bardhë e njeriut që ia siguroi Vjosës votën për presidente, shkruan Syri Kosova.

    Sic raporton ky medium, ministri Damka nuk u shpërblye vetëm me postin e ministrit në Qeverinë Kurti, para se të vie momenti i votimit të Vjosa Osmanit për presidente.

    Kjo pasi, familjari i Damkës, Anil Damka është shpërblyer me tender në vlerë prej 12 mijë euro, disa ditë pasi Damka votoi Vjosa Osmanin për presidente.

    Ministria e Financave, me datën 30 prill(sot) ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për pastrimin dhe mirembajtjen e objektit në shfrytezim të MF-së në rrugën Tring Smajli.

    Kjo kontratë, i është dhënë kompanisë ‘MEB L.L.C.’ me pronar Anil Damka.

    Siç mëson Syri Kosova, Anili dhe Fikrimi janë familjarë.

    Këtë e konfirmon edhe vetë ministri Damka në një bisedë telefonike, derisa shton se Anilin e ka nip të djalit të axhës.

    “Nuk e kam familjar, por është nipi i djalit të axhës” thotë Damka për Syri.net.

    Tutje, ky medium shkruan se ka provuar të kontaktoj në numrin kontaktues që gjendet brenda kontratës së nënshkruar, mirëpo mësohet se numri në kontratë nuk ka të bëjë me kompaninë në fjalë

    “Gabim keni thirr” thotë qytetari, derisa pyetjet se a ka lidhje me këtë kompani apo jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!