Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar ashpër incidentet ku pjesëtarë të komuniteteve janë diskriminuar në baza etnike në Gjakovë e Prizren.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së ka bërë thirrje për tolerancë dhe ka kërkuar nga autoritetet që të ndërmarrin aksione lidhur me këtë çështje.
“Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër incidentet e fundit në Gjakovë dhe Prizren, që përfshin diskriminimin publik, keqtrajtimin dhe sjelljen jotolerante ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë. Bëjmë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe, dhe inkurajojmë fuqishëm autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore”, thuhet në postim.
@EUKosovo strongly condemns recent incidents in Gjakove/Đakovica & Prizren involving public discrimination, mistreatment & intolerant behaviour of non-majority community members. We call for respect, tolerance & peace & strongly encourage Kosovo authorities to take legal actions.
— European Union Kosovo (@EUKosovo) November 23, 2021